E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis edicioni XXI i Chamber Fest Durrës, artistë nga tetë vende performojnë në qytetin bregdetar

TIRANË, 1 korrik/ATSH/ Në Durrës ka nisur edicioni XXI i Chamber Fest Durrës 2026, festivali ndërkombëtar i muzikës së dhomës.

Ky festival sjell në qytetin bregdetar artistë nga Shqipëria, Zvicra, Austria, Gjermania, Italia, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe SHBA.

Nata hapëse në Muzeun Arkeologjik Kombëtar solli emocione të veçanta me interpretimin e kuartetit “Arola” nga Zvicra dhe sopranos Teuta Nicolet Dit Felix.

Chamber Fest Durrës është një festival ndërkombëtar që organizohet çdo vit në qytetin e Durrësit, me synimin për të promovuar muzikën e dhomës, bashkëpunimin artistik ndërkombëtar dhe vlerat e trashëgimisë kulturore, duke zhvilluar koncertet në monumente dhe hapësira historike të qytetit.

/m.m/a.f/r.e/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›