E Diel, 1 Nëntor 2026

MUZIKË – Kanadaja do të debutojë në Eurovision në Bullgari në vitin 2027

GJENEVË, 1 korrik /ATSH-DPA/ – Kanadaja do të marrë pjesë për herë të parë në historinë e saj në “Eurovision Song Contest”, i cili do të zhvillohet në Bullgari në vitin 2027. Lajmi u bë i ditur nga organizatorët e konkursit, duke e bërë Kanadanë një nga vendet e pakta jashtë Evropës që garon në festival.

Finalja e 71-të e Eurovisionit do të mbahet në Bullgari, pasi këngëtarja bullgare Dara fitoi edicionin e këtij viti në Vjenë me këngën “Bangaranga”.

Pjesëmarrja e Kanadasë u bë e mundur pasi transmetuesi publik CBC/Radio-Canada u pranua javën e kaluar si anëtar i Bashkimit Evropian të Transmetimeve (EBU), organizator i “Eurovisionit”.

EBU, me seli në Gjenevë, numëron më shumë se 100 anëtarë, përfshirë transmetues nga vende jashtë Evropës. Në konkurs marrin pjesë prej vitesh edhe shtete si Izraeli dhe Australia. /Ad.Ab./

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›