Nehat Kulla kërkon pafajësinë në Gjykatën Kushtetuese

Nehat Kulla fillon betejën në Gjykatën Kushtetuese për të fituar pafajësinë. I forti i Tiranës i njohur me nofkën gjenerali është i dënuar me 20 vjet burg nga tre shkallët e gjyqësorit. Ai akuzohet për vrasjen Halim Gjuzit në vitin 1998,shofer i ish ministrit të brendshëm Halit Shamata, në qytetin e Kavajës.
Kulla nuk pajtohet me këtë vendim të tre niveleve të drejtësisë duke i kërkuar Gykatës Kushtetuese rikthimin e çështjes në gjykatën e Kavajës, atje ku ka nisur procesi gjyqësor me një tjetër trupë. Sipas avokatëve vendimet e marra nga gjykata e shkallës së parë në Kavajë, apeli në Durrës dhe Gjykata e Lartë në Tiranë janë në kundërshti me kushtetutën.
Megjithatë kjo seancë u shty për në datën 27 shtator, pasi avokatët e Kullës nuk u paraqitën në seacë, për arsye shëndetësore. Nëpërmjet një letre avokatët Baftjar Rusi dhe Qazim Gjoni dhanë arsyet se pËrse mungonin. Ndërsa kryetari i gjykatës Bashkim Dedja tha se në seancën tjetër avokatët duhet të jenë në sallë, pasi seanca do të zhvillohet normalisht edhe në mungesë të tyre.