Qendër intervistimi për të miturit, Min. e Brendëshme marrëveshje me Amb. franceze
Për herë të parë në drejtoritë e policive do të ketë qëndra intervistimi për të miturit, të cilët janë pre e trafikimeve apo keqtrajtimeve. Kjo është bërë e mundur falë një projekti të Ambsadës franceze dhe Ministrisë së Drejtësisë.
Ministri i Brendshëm, Flamur Noka, falenderoi shtetin francez për këtë ndihmë dhe shtoi se ky është një problem mjaft i ndjeshëm dhe do ti vijë në ndihmë mjaft strukturave të policisë. Ndërsa për ambasadoren franceze, Kristine Moro, kjo do të ndikojë në përmirësimin e kushteve për të miturit në ambjentet e policise.
Në këtë projekt janë përfshirë Drejtoria e Policisë qarkut Tiranë dhe Vlorë. Mendohet se kjo nismë do të ndikojë në trajtimin e të miturve, të cilët janë pre e trafikimeve, dhunës apo fenomeneve të tjera shqetësuese.