E Martë, 3 Nëntor 2026

Nis festa e birrës në Korçë, organizmi më i madh veror nga bashkia e qytetit

Ka çelur siparin festa më e madhe verore në Korçë, Festa e Birrës. Për 5 netë me radhë, qyteti do të elektrizohet nga muzika që do të vijë me rryma të ndryshme dhe artistë shqiptarë e të huaj që do të performojnë.

“Kjo festë është kthyer tashmë në traditë dhe pjesëmarrësit kanë mundësinë të shijojnë produktet tradicionale të Korçës. Këtë vit jemi kujdesur të sjellim në skenë këngëtarë jo vetëm shqiptarë por dhe ata ballkanik”, tha kryetari i Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo.

Qindra qytetarë dhe vizitorë mbushën sheshin tek terminal i autobusëve, ku kjo festë do të mbahet në 5 netët e saj, për të shijuar gatimet tradicionale, birrat por edhe për t’u kënaqur nën ritmet e muzikës

“Kam 30 vite që jam larguar dhe kisha kuriozitet të vija. Birra dhe gatimi po më duken shumë të mira”

“Janë shumë të mira të gjitha, jemi kënaqur”, thanë disa nga pjesëmarrësit.

Në natën e parë të kësaj feste janë ngjitur në skenë këngëtarët Xheisara, vëllezërit Prifti dhe këngëtarja greke Keli Kelekidou. Festa e birrës në Korçë, jo vetëm është një segment i rëndësishëm për sa i përket tërheqjes së vizitorëve në rajon, por nga viti në vit e deri më tani, kur shënohen plot 18 vite në rrugëtimin e saj, ka promovuar dhe përforcuar imazhin turistik të rajonit.

Gazetare: Geralda Sali

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›