Murtaja e Ruminantëve të vegjël, sëmundja nuk ka prekur kafshët në qarkun e Korçës

Sëmundja e Rumitantëve transmetohet nëpërmjet vektorëve të ndryshëm, nga mushkonjat, kolikoidet përmes pickimit.
Shenjat kryesore klinike të shfaqjes së saj janë temperaturë e lartë tek kafsha, gjendje plogështie, rrjedhje mukonazale nga hundët si dhe shkakton probleme në mushkëri e mund të çojë e deri në ngordhje të kafshës e për pasojë dhe dëme ekonomike për fermën.
Periudha e inkubacionit të saj është nga 3 deri në 10 ditë.
Sipas specialistëve veterinarë, këshillohen blegtorët që të tregojnë kujdes duke bërë si fillim ndalimin e lëvizjes së kafshëve në mënyrë të pakontrolluar, shmangien e grumbullimeve të tyre, mos futjen në tufën ekzistuese të kafshëve të reja të cilave nuk u dihet origjina si dhe masa kryesore është vaksinimi i kafshëve kundër kësaj sëmundje.
Gjithashtu e rëndësishme është dezinfektimi i stallës ku mbahen kafshët. Kjo sëmundje fatmirësisht nuk transmetohet tek njeriu.
Sipas të dhënave nga Shërbimi Veterinar, në Qarkun Korçë nuk rezulton asnjë kafshë e prekur ndërsa janë duke u ushtruar kontrolle dhe në pikën doganore të Kapshticës tek kafshët që vijnë nga shteti grek, në të cilin kjo murtajë është e pranishme dhe ka shkaktuar edhe humbje në kafshë.
Gazetare: G. Sali
/rtsh.al/