E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis fushata informuese për transparencë në komuna

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me organizatën jo- qeveritare Cult CIub, organizuan sot tryezën për transparencë në Komuna.

Tryeza u mbajt me rastin e fillimit të fushatës së MAPL-së për transparencë në komuna dhe ka për qëllim diskutimet e përbashkëta lidhur me të drejtën e qytetarit për informacion duke u bazuar në zbatimin e Ligjit për Qasje në Dokumentet Publike dhe Ligjit për Vetëqeverisje Lokale.

Në takim u diskutua edhe roli i fushatave sensibilizuese për të ngritur vetëdijen e publikut dhe institucioneve për zbatimin e legjislacionit dhe përmirësimin e qeverisjes lokale.

Në tryezë morën pjesë, përfaqësues nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, Asociacioni i komunave të Kosovës, përfaqësues nga shoqëria civile dhe përfaqësues të medieve të Kosovës./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›