Ekipet e Prishtinës e të Beogradit ndaras me zyrtarin e Komisionit Evropian

Ekipi i Prishtinës me në krye Hajredin Kuçin janë takuar sot ndaras me drejtorin për zgjerim të BE Ferdinando Gentilinin.
Pastaj te zyrtari evropian ka shkuar ekipi i Beogradit me në krye Marko Gjuriqin, njoftojnë medie.
Nëse këto takime do të jenë të suksesshme, atëherë të dy ekipet do të takohen bashkërisht te Gentilini.
Asnjëri nga ekipet sot nuk ka dhënë deklarata për shtyp. /Indeksonline/