E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vjedhja e diamantëve, 31 në pranga

 Prokurorët në Belgjikë thonë se 31 persona janë arrestuar në tri vende në lidhje me një vjedhje spektakulare të diamantëve në vlerë prej 50 milionë dollarë, gati tre muaj më parë në aeroportin e Brukselit.

Një prokuror belg tha një konference shtypi të mërkurën se një person u arrestua në Francë, gjashtë në Zvicër dhe 24 në Belgjikë.

Policia gjithashtu ka zbuluar para dhe diamante gjatë bastisjeve, transmeton rel. 

Më 18 shkurt, tetë persona të maskuar si policë ngasën makinën përmes rrethojave në aeroportin Zaventem të Brukselit dhe sekuestruan një dërgesë diamantësh, që ngarkohej në një avion që fluturonte për në Zvicër.

Grabitja u përshkrua si ”një nga “më të mëdhatë ndonjëherë” nga Qendra Botërore e Diamantëve, Antwerp, sindikatë globale e e tregtisë së diamantëve./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›