Nis gara për kreun e FRESSH. Rama: Pa ndryshuar politikën, asgjë sdo ndryshojë për ju
Rama tha para të rinjve se dëgjon shpesh njerëz që thonë se nuk duan tia shohin bojën politikës. Por sa më pak njerëz të zakonshëm merren me politikë, aq më shumë i vuajnë mbi shpinë mëkatet e saj, tha Rama. Ai tha se të rinjtë që merren me politikë, nuk e pranojnë realitetin që i rrethon
Të rinjtë e FRESSH u mblodhën të shtunën në kodrat e liqenit në Tiranë, nga ku shpallën nisjen e garës për zgjedhjen e kryetarit të ri të forumit eurosocialist. Fituesi do të shpallet më 12 qershor, për të përkujtuar edhe themelimin e forumit.
Përpara të rinjve, Rama mbajti një fjalim interesant, duke u kërkuar të rinjve të mos e përbuzin politikën, por të angazhohen në të. Rama tha se asgjë nuk ndryshon pa ndryshuar politikën.
Fatkeqësisht, politika nuk ka munguar asnjëherë në gjithë këto vite tju japë shembullin e keq, mësimin e gabuar, modelin më të mbrapshtë të të jetuarit e të bashkëjetuarit në kushtet e botës së mundësive të pafundme ku jetojmë pas përmbysjes së diktaturës 22 vjet më parë. Por, pa ndryshuar politikën asgjë tjetër sdo ndryshojë dot për ju e për Shqipërinë e të gjithëve që sot ka mbetur në vend dhe është bërë vend padrejtësish të përditshme. Duke u bërë pjesë e Partisë Socialiste ju keni guxuar ta shihni politikën me sytë e ëndrrave e të shpresave tuaja dhe i keni dhënë Forumit Rinor Eurosocialist një energji të re për të fituar dhe për të rilindur Shqipërinë përmes një politike të re, tha Rama.
Unë e dëgjoj shpesh, siç edhe ju dëgjoni shpesh, njerëz që thonë nuk merrem me politikë apo më keq, sdua tia dëgjoj zërin dhe as dua tia shoh bojën politikës. Por, harrojnë se sa më pak njerëzit e zakonshëm të merren me politikën, aq më shumë ata janë të dënuar ti vuajnë në kurrizin e tyre mëkatet e gabimet e saj, vijoi Rama.
Kreu i PS tha se të rinjtë që merren me politikë, nuk e pranojnë realitetin që i rrethon.
Politika ka lindur për tu dhënë njerëzve mundësinë që të bëjnë të mundura gjëra të cilat të vetëm njerëzit nuk i bëjnë dot. Të merresh me politikë si njeri i zakonshëm do të thotë të dëgjohesh si qytetar i barabartë me ata që të përfaqësojnë. E drejta e fjalës është shprehje e një lirie jetike, por është e mangët pa të drejtën për tu dëgjuar. Sepse mund të flasësh e të flasësh, por kur askush nuk të dëgjon jo vetëm asgjë nuk ndryshon, po dëshpërohesh. Të merresh me politikë sot në moshën tuaj, do të thotë të mos e pranosh realitetin përreth ashtu siç ta imponojnë, po të kontribuosh për të imponuar me zërin e shumicës ndryshimin që njësoj si ty shumica dëshiron dhe meriton. Të merresh me politikë sdo të thotë medoemos të bëhesh një ditë politikan, por të bëhesh një qytetar i dobishëm për vendin e për familjen tënde. Sot dhe nesër. Kjo është të merresh me politikë, e në rast se ka një rrugë për të arritur ndryshimin që duam kjo rrugë është që të bëhemi sa më shumë. Që sa më shumë si ju dhe bashkë me ju të përfshihen në këtë rrugë duke mos e pritur ndryshimin që të vijë një ditë në shtëpi, të trokasë dhe tju zgjojë nga gjumi, sepse kjo nuk ndodh. E, në fund të fundit të merresh me politikë do të thotë të jesh më shumë se sa njeri i mirë. Do të thotë të jesh edhe një qytetar i mirë, tha Rama
Kandidatët për kreun e FRESSH dhe qëndrimet e tyre
Artur Micko
Kjo Shqipëri e përbaltur nga pushtetarët makutë, nga politikanët miopë e mendjeshkurtër, nga tarafet e dallaveret, mashtrimet e trillimet, vjedhjet dhe vrasjet, nuk mund të jetë Shqipëria ime dhe e as Shqipëria jonë! Prandaj jam sot këtu, për tu bërë pjesë e kësaj gare, teksa jam krenar që një proces i tillë transparent garimi nuk ka ndodhur ndonjëherë në skenën politike Shqiptare! Por kujdes! Unë nuk jam në garë me kolegët e mi! E as ata me mua! Ne Jemi në një garë shumë më të madhe. Jemi në garën për zemrën, mendjen, idetë, shpresat dhe vizionet e gjithë të rinjve e të rejave shqiptare.
Elisa Spiropali
Ne kemi të gjitha arsyet për tu marrë me politikë. Të rinjtë shqiptarë përballen në çdo hap, çdo ditë dhe kudo me një sistem ekonomik, arsimor dhe social të mbrapshtë. Ska punë, ska perspektive, ska meritokraci, ska konkurrencë të lirë, servilizmi ka zënë vendin e ndershmërisë, nepotizmi vendin e meritës, mediokriteti vendin e talentit, kokëulja vendin e krenarisë, konformizimi vendin e qëndresës. Qytetet, qytezat dhe fshatrat tona janë mbushur më lojëra fati dhe bingo ku kalojnë kohën dhe humbin veten të rinjtë shqiptarë të dëshpëruar nga mungesa e perspektivës. Le të bëhemi bashkë për ti thënë ndal këtij modeli dhe për të krijuar një model të ri për Rilindjen Shqiptare.
Erlis Hoxha
Qëllimi ynë i përbashkët është që NE të rinjtë, të bashkojmë të gjitha energjitë për të ndalur keq qeverisjen e vendit dhe për të sjellë Partinë Socialiste në krye të punëve të këtij vendi.
Gara elektorale është afër. Ne do ta mundim PD-në. Socialistët do të fitojnë. Ndaj, të gjithë të rinjtë, të gjithë ata që e duan dhe përkushtohen për vendin e tyre, të gjithë ata që besojnë se Shqipëria meriton të qeveriset më mire, duhet të bashkohen sa më parë. Nuk kemi kohë për të vonuar më ëndrrën tonë për një Shqipëri Evropiane.
Joleza Koka
Dua të falenderoj të gjithë të rinjtë e mbledhur sot këtu nga e gjithë Shqipëria për kohën qe po na kushtoni. Të gjashtë në do tua kthejmë së shpejti vizitën duke ardhur në qytetet tuaja, do të vijmë në të 36 qytetet për të përjetuar një muaj të paharrueshëm. Një muaj që do të tregojë që ne të gjithë së bashku mund të arrijmë gjithçka. Është e padiskutueshme që në 2013 kryeministër i Shqipërisë do të jetë një artist. Unë jam Joleza Koka, një artiste, kandidate për kryetare FRESSH-i.
Juxhin Çela
Unë nuk dua të drejtoj FRESSH-in për të bërë para, për tu bërë i njohur apo për 1001 arsye që shumë njerëz mund ti mendojnë gjatë këtyre ditëve, unë kërkoj ta drejtoj FRESSH-in, atë FRESSH i cili në të shkuarën ka ndërmarr pafund aksione për ndryshimin e këtij realiteti, me qëllim e vetëm që të përballem me këtë realitet dhe ta ndryshoj, këtë realiteti që po na e bën të pamundur një jetesë normale. Mua smë ka pëlqyer asnjëherë politika por sot kam vendosur ta drejtoj FRESSH-in për tu përballur me këtë realitet dhe ato forca që po e shkatërrojnë këtë vend. Unë kam lindur në mes të Europës dhe nuk mund të pranoj që asnjë forcë të më dhe me mbështetjen tuaj ne mund tja dalim.
Maria Myridinas
Do të më pëlqente jashtëzakonisht shumë ta merrja përsipër këtë detyrë për të treguar se çfarë unë dhe ju mund të arrijmë.
Tani, do të doja tju bëja një pye