Terrorizmi, RENEA e francezet lirojne anijen "peng"
VLORË - Lirimi i pengjeve në një anije në lundrim si dhe neutralizimi i "terroristëve" që kanë marrë peng mjetin ujor, ishte objekti i stërvitjes së përbashkët që komandot shqiptare (FNSH) së bashku me homologët e tyre francezë zhvilluan dje në ujërat detare të qytetit të Vlorës. Në këtë stërvitje të përbashkët improvizuese, ku ishin të pranishëm drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi si dhe këshilltari i parë i Ambasadës së Francës në Tiranë, zoti Emmanuel Bourel, u aktivizuan 80 forca komando shqiptare dhe po kaq efektiva komando franceze. Forcat pjesëmarrëse, në një situatë të stimuluar, ndërhynë në një prej trageteve të ankoruara në kalatë duke e çliruar atë nga një grup "terroristësh" që e kishin marrë peng. Në përfundim të stërvitjes, Prençi dhe Bourel e vlerësuan atë të suksesshme, si një eksperiencë e mirë në luftën aleate kundër terrorizmit.
(d.b/BalkanWeb)