E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis gjyqi, Argita Berisha i kërkon Ballës, 2.5 milionë lekë si dëmshpërblim

Gjykata e Tiranës ka nisur sot shqyrtimin e padisë që ka ngritur Argita Berisha ndaj deputetit socialist Taulant Balla. Vajza e kryeministrit e akuzon Ballën për shpifje dhe për shkaktim të dëmit moral. Deputeti ballë vazhdimisht ka lëshuar deklarata, ku ka vënën në pykëpyetje mënyrën e pasurit të fëmijëve të Berishës. Paditësja Argita Berisha i kërkoi 2.5 milionë lekë si shpërblim, ndërsa deputeti Balla i pranishëm në seancë, i kërkoi gjykatës të rezervonte të drejtën e tij për të paraqitur prova në lidhje me deklaratat që ka bërë, në seancat e ardhshme.

Gjithashtu Balla i kërkoi gjykatës të kërkojë dëshmitarin pakistanez, Zanfar Ansar, i cili e denoncoi publikisht kërkesën prej 3 milionë eurosh, që Argita i kishte bërë për të lejuar investimet e tij në Shqipëri, të cilat kapnin një shumë totale prej 100 milionë euro.

Pas mbarimit të seancës gjyqësore deputeti i Partisë Socialiste u prononcua për mediat, duke thënë se:

“Sigurisht që nuk kam asnjë iluzion se kjo gjykatë, që është kthyer në aneksin e kuzhinës së Sali Berishës, kjo gjykatë, që fal vrasësit e 21 janarit me urdhër të Sali Berishës dhe me vendime gjykate, që hartohen në zyrën e Sali Berishës dhe dërgohen në gjykatë nga ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, mund të gjykojë në mënyrë transparente dhe të drejtë edhe një çështje civile, ku paditësja Argita Berisha Malltezi nuk konsideron shpifje të gjitha deklaratat, që ne kemi bërë për sa i përket mënyrës së pasurimit të saj, por merret me bashkim fjalësh për të ndërtuar fjali, që nuk qëndrojnë as në gjuhën shqipe, por që nuk qëndrojnë as në vërtetësinë e tyre.

Dua të them se, të paktën sot në gjykatë mësuam se Argita Berisha pranon faktin që paguhet me 12 milionë lekë në muaj, që merr 146 milionë lekë në vit, që merr 40 milionë lekë qira në vit dhe, sigurisht, që ka disa qindra metra katrorë shtëpi, këtu në Tiranë, këto të paktën Argita Berisha i ka pranuar”, u shpreh Balla. 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›