E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis hetimi për shkuljen e veshit, Kadilli: Të zbardhim të vërtetën

kadeliTiranë- Pas miratimit të djeshëm në Kuvend, sot komisioni hetimor për incidentin në Vjenë ka nisur punimet.

Mbledhja e sotme nisi rreth orës 17:00 vetëm me deputetët e PD-së, pasi socialistët bojkotuan. Ndërsa u bë miratimi i rregullores dhe datës për mbledhjen e radhës. Kreu i këtij komisioni është Fatbardh Kadilli, i cili tha se përplasja mes kryesocialistit Edi Rama dhe diplomatit Egin Ceka ka cënuar dinjitetin e diplomacisë sonë, prandaj kjo gjë duhet të hetohet.

Do bëjmë hetim të plotë të thellë e të paanshëm. Ky incident kapërcen kufijtë e një incidenti, është cënuar dinjiteti i jo vetëm një diplomati, por edhe i Shqipërisë në opinionin ndërkombëtar,- tha ai.

Opozita nuk ka dërguar përfaqësues të saj në këtë komision. Kam përgjegjshëmëri që me punën e këtij komisioni të adresojmë edhe qëndrimet e fshehura publikisht edhe nga opozita rreth asaj që ndodhi në akademinë diplomatike të Vjenës. Siguroj Ramën që kemi vullnet tju dëshmojmë shqiptarëve të vërtetën dhe asgjë më shumë,- vijoi Kadilli.

Ndërkohë deputetët e tjerë kanë kërkuar që punimet të vijojnë me ritme të shpejta, pasi për shkak të fushatës zgjedhore Parlamenti mbyllet. Ndërsa deputeti Gerti Bogdani kërkoi që të pranishmit të Asamblenë e Vjenës të jenë të pranishëm edhe në komision, dhë nëse kjo është e pamundur, sipas tij, të ketë video-konferenca.
Në përfundim u bë miratimi i planit hetimor. Ku sipas Kadellit, do të bëhen listat e personave që do të ftohen për dëgjesa, ndërsa mbledhja e radhës do të mbahet të enjten.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›