Zgjedhjet, Nishani: Të mos dominojë retorika agresive. Fituesi jo zot, as humbësi djall
TIRANE- Presidenti Bujar Nishani ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me rektorë, pedagogë dhe studentë të universiteteve në vend, për të diskutuar me ta për zhvillimet më të fundit në vend dhe për sfidat që e presin atë.
Duke u ndalur tek zgjedhjet, presidenti Nishani apeloi që fushata të mos dominohet nga emocionet dhe retorika agresive.
“Zgjedhjet që do të zhvillohen në një vend demokratik mbeten të një rëndësie të vecantë jo vetëm ato të radhës. Ne jemi në prag të fushatës elektorale, si president dëshiroja që ju akademikët, studentët e pedagogët që jeni pjesë e elitës dhe që me opinionet qëndrimet e komentet duhet të udhëhiqni më tej proceset emancipuse të shoqërisë. Fushatat kanë një dozë të caktuar emocionaliteti, por nuk duhet të dominohen nga emocionet. Dozat e tepruara, retorika agresive vetëm prodhojnë fanatikë dhe fanatizëm, që mund të kthehen në problem për të gjithë.Zgjedhjet janë momenti i qytetarit që ushtron parimin e tij themelor për të përcaktuar si do qeveriset në mandatin e ardhshëm, kë beson më tepër, kush përfaqëson interesat e tij”, tha Presidenti.
Ndër të tjera, Nishani u shpreh se e drejta e ushtrimit të votës duhet të udhëhiqet nga principet dhe jo nga interesat e momentit.
“Ushtrimi i të drejtës së votës të mos udhëhiqet nga interesi i castit dhe i ditës, por nga principet. Kur të udhëhiqemi nga principet do kemi arritur një pjekuri shumë të lartë të shoqërisë. Shoqëria shqiptare ka evoluar në këto 20 vite, në gjykim, në veprim, në krijimin e perceptimit. Qytetarët shqiptarë meritojnë respektin, i cili jetësohet tek mënyra e sjelljes politike, institucionale dhe civile gjatë kësaj fushate. Ne si shoqëri meritojmë të matemi të vlerësohemi me këto parametra, të qënit në një shoqëri që vërtet të shkuarën e ka pasur me probleme, por ajo shërben për të rigjeneruar më shumë ambiciet. Ftoj të gjithë qytetarët të angazhohen në këtë sjellje civile”, tha ai më tej.
Nishani u shpreh më tej se, “Edhe për këto zgjedhje unë ndjehem optimist, optimizmin e kam të bazuar në analizën që ngrihet mbi realitetin”.
“Garancia më e madhe sot për imazhin e vendit dhe shoqërisë, për skalitjen e kulturës civile është pjekuria e qytetarëve shqiptarë”, tha Nishani.
Sipas kreut të shtetit në këtë zgjedhje nuk ka as fitues dhe as humbës. Ai u shpreh se, “Fituesi nuk është zoti, as humbësi nuk është djalli. Mazhoranca ka përgjegjësitë kryesore, të zbatimit të platformës qeverisës, por të gjithë së bashku të përcojmë mesazhin, të konsolidojmë sjelljen e respektit ndaj mekanizmave që udhëheqin zgjedhjet”, tha ai.
“Procesi zgjedhor ka mundësi të monitorohet, qenia pjesë e funksionimit normal të këtyre mekanizmave jo vetëm që është vlerë por edhe kulturë e konsolidimit të ligjit”, tha Nishani më tej.
Sfidë për Shqipërinë mbetet edhe procesi i integrimit, i cili sipas Nishanit duhet të jetë një proces i qetë, paqësor ku secili të marrë përgjegjësitë e veta.
“Sfidat e mëdha jo vetëm zgjedhjet, sfidat janë të shumta, një nga këto është edhe integrimi evropian, duhet të jetë i thjeshtë paqësor e normal, duhet të nisë dhe të karakterizohet nga përmbushja e detyrimeve të institucioneve, individëve. Kërkon edhe marrjen e përgjegjësive. Shqiptarët e shohin integrimin si një mundësi që institucionet tona të ecin edhe në mënyrë të detyrueshme për të kapur standardet evropiane. Ky një gjykim shumë i mençur, i shkon për shtat faktit apo vlerësimit që kjo shoqëri e sheh veten si kontributore se sa si konsumatore. Kemi potenciale për të qenë kontributorë. Rëndësi ka që ky proces të jetë i petë e jo konfliktual. Arritja e suksesit do të vijë kur punët të bëhen më shumë mirë dhe më pak keq”, vijoi Presidenti.
(ma.ar/BalkanWeb)