Nis kthimi i emigrantëve, radhë të gjata në dogana
Pas festimeve te Vitit te Ri, emigrantet po rikthehen ne vendet ku jetojnë e punojnë. Ne pikat e kalimit kufitar me shtetin grek janë krijuar radhe te gjata ne pritje për te dale nga toka shqiptare. Ne doganën e Kapshticës 1 kilometër ka shkuar vargu i makinave qe presin për te ikur ne Greqi. Nga autoritet kufitare mësohet se pala shqiptare po punon me kapacitet maksimal me 8 sportele, ndërsa pala greke me 3. Gjate 24 orëve te fundit nga Kapshtica kane dale mbi 2500 persona. Ndërsa ne doganën e Kakavijë gjendja është me e qete, edhe atje është shtuar numri i sporteve si nga pala shqiptare ashtu dhe ajo greke. Ndërkohe ne portet kryesore te vendit situata është e qete. Lëvizjet pritet te shtohen orët e pasdites kur janë edhe linjat e trageteve me Italinë. Fluksi me i madh i lëvizjeve ne kufi pritet pas 4 janarit.