Viti 2012, çfarë presin qytetatët nga viti i ri
Zhurma e festës së ndërrimi të viteve nuk ka shumë që ka kaluar dhe qytetarë e Tiranës në ditë e dytë të 2012, kanë populluar rrugët dhe sheshet kryesore të kryeqytetit. Një pjesë e tyre kanë dalë të shëtisin dhe pjesa më e madhe shkëmbejnë vizita dhe urime tek njerëzit e afërm dhe të dashur. Të pyetur nga RTV “Ora News” se si ka qënë viti që sapo lamë pas, një pjesë shprehen se 2011 ka që një një vit zhgënjyes dhe se të ardhurat financiare në familje kanë qënë shumë të dobëta.
Duke qënë se edhe në këtë vit të ri, qytetarë e Tiranës shprehen pesimistë për të ardhmen e tyre sigurisht që ata shpresojnë që të, ketë më shumë rritje pencionesh, rrogash dhe pse jo edhe më shumë cilësi në shërbime nga ana e institucioneve shtetërore.