Nis mbledhja e KQZ, debate mbi numërimin

Përfaqësuesi socialist në Komision, Genci Gjonçaj kërkoi shpjegime nga kreu i KQZ-së, Arben Ristani se mbi akte mbështetet veprimtaria aktuale e Komisionit për kutitë me fletët e votave të hedhura në kutitë e gabuara.
“Nuk po gjejmë dot arsyet që Komisioni po vepron mbi kutitë dhe materialin zgjedhor. Nuk dimë se mbi cilat veprimtari po kryhen aktet e komisionit. KQZ flet me akte që kanë ndarjen juridike të tyre”, theksoi Gjonçaj. “Kemi miratuar në parim një kat për këtë veprimtari. Në përfundim do të kemi një akt të plotë”, iu përgjigj Ristani.
Më pas reagoi edhe përfaqësuesi demokrat, Njazi Kosovrati, i cili theksoi në rastin e numërimit të fletëve të hedhura në kutit e gabuara, KQZ-ja luan rolin e KZAZ-së, që sipas tij, ja cakton ligji. “Nuk kemi asnjë shkelje të ligjit në këtë rast. Dhe në rastin e KZAZ-së, marrja e vendimit me 4 vota është i ligjshëm. Nuk ka asgjë të theksuar në ligj në rastin e vendimeve të KZAZ-së”, tha Kosovrasti.
“Në asnjë rast KQZ-ja nuk mund të jetë KZAZ. Gjithsesi, akti duhet formatuar dhe pasta të nisë numërimi i kutive. Kjo është një procedurë e jashtëligjshme. Këtë nuk e lejon Kodi Zgjedhor të ndërhyjë në zgjedhje, sepse Kodi është i gjithi një procedurë”, reagoi nënkryetarja e KQZ-së, Dëshira Subashi. /Saimir Lleshi/Start/
2011-05-19 10:19