E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria sekuestron Lagunën e Karavastasë

Vendimi është marrë nga qeveria, ndërsa administrimi i kësaj lagune do të bëhet nga Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Kullotave.

“Kalimin në përgjegjësi administrimi, nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara te Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, të pasurive të paluajtshme të ish-shoqërisë “Laguna e Karavastasë”, sh.p.k., të identifikuara sipas listës që i bashkëlidhet këtij vendimi”, thuhet në pikën 1 të vendimit të qeverisë.

Më pas, thuhet se Ministria në fjalë e ka të ndaluar që të tjetërsojë këto prona. Për të sekuestruar këtë Lagunë, ngarkohet përveç Ministrisë, edhe Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi. /S.Lleshi/Start/

                                                                                             2011-05-19 10:26
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›