Militantët e PS-së përleshen me policinë në KQZ

Turma prej dhjetëra personash po shtyn me forcë kordonin e policisë që po mbron KQZ-në, teksa në ambientet e brendshme po vijon numërimi i votave për kryen e Bashkisë së Tiranës.
Grupi i militantëve i mbështetur edhe nga deputetët e opozitës po tentojnë të hyjnë me forca brenda ambienteve, teksa forca të shumta policie po rezistojnë për të penguar turmën.Protestuesit e opozitës kanë qëlluar me mjete të forta në drejtim të forcave të rendit.
Deri më tani, turma nuk ka mundur të thyej gardhin e forcave të rendit, teksa pas tyre ndodhen edhe forca të tjera policie që nga dera e brendshme e KQZ-së e deri tek dera e jashtme, ku ndodhet turma.
Situata është tejet e tensionuar edhe brenda Komisionit, ku nisi numërimi i fletëve të votimit që janë hedhur në kutitë e gabuara. /S.Lleshi/Start/
2011-05-19 11:21