E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis mbledhja e KQZ-së për fletët e kontestuara

Ka nisur mbledhja e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve ku do të vijojë numërimi i fletëve të kontestuara të cilat janë gjetur në kutitë e gabuara.
 

Përfaqësuesi ligjor të PS-së deklaroi se ka ndërhyrje në kutitë me fletët e kontestuara ku shpeshherë ka pasur ndërrim të kodeve dhe janë vendosur fletë të tjera votimi në to.
 

“Kjo nuk është transparencë pasi nuk dihet se si janë administruar këto kuti” theksoi përfaqësuesi i PS. Ndërsa kryetari i KQZ-së Ristani ka theksuar se kutitë kanë ardhur të rregullta nga KZAZ-të duke pasur edhe kodet e sigurisë dhe janë mbajtur edhe procesverbale për to.

Deri më tani KQZ-ja ka numëruar 53 kuti nga 65 gjithsej, ndërsa sot pritet të numërohen 12 kuti me fletë të kontestuara.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›