E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vijon mbledhja e KQZ-së, forca të shumta policie para godinës

Deputetë dhe mbështetës të Partisë Socialiste janë mbledhur sërish sot para godinës së Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për të protestuar kundër numërimit të fletëve të kontestuara.
 

Forca të shumta policie janë vendosur para godinës të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për të mos lejuar hyrjen e personave të paautorizuar në këtë institucion.
 

Ndërkohë Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve po vijon mbledhjen për numërimin e fletëve të kontestuara ndërsa deri më tani është numëruar kutia me numër 1867 nga KZAZ-ja 50 ku kanë rezultuar 9 vota për kandidatin e “aleancës për qytetarin” Lulzim Basha dhe 1 votë për kandidatin e “aleancës për të ardhmen” Edi Rama.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›