INSTAT Rritet papunesia

Ata qe nuk dergojnë një pagë në shtëpi janë gjithnjë e më shumë. Të dhënat zyrtare vlerësojnë se shkalla e papunësisë në vend arriti në 14.5% duke u rritur me 1.1% krahasuar me një vit më parë.
Frenimi i një sektori të rëndësishëm si ai i ndërtimit, ndikoi negativisht tek meshkujt, për të cilët INSTAT llogarit papunësinë në 15.8%. Punësimi në vendin tonë duket një mision më i lehtë për femrat, falë zhvillimit të bizneseve të shërbimit. Sipas INSTAT, papunësia e femrave është në nivelet 12.9%.
Papunësia është një plaqë që po i dhëmb Europës këto vitet e fundit, dhe rritja e papunësisë tek në tregon për një reflektim të vonuar të krizës europiane, çka lajmëron edhe një rimëkëmbje po të vonuar.