E Enjte, 5 Nëntor 2026

Nis mësimi i kombinuar në gjimnaze

Pas 2 muajsh mësim në distancë nxëneëit e klasave të 10 dhe të 11 kanë nisur këtë të martë mësimin e kombinuar  në institucionet mësimore . Në gjimnazin  “Qemal Stafa” mësusit mbyllin pjesën e  parë të ditës nga ora 8.00-11.10 me mësim në shkollë, e pas në orën 12.30 ata nisin  trajtimin e temave në distancë, për pjesën tjetër të nxënësve. 
Gjimnazistet shprehen të kënaqur që mësimi do të rinisë  në institucionet edukuese,  pasi e shohin si të nevojshme ndërveprimin me mësuesit ku edhe përgatitja është më e madhe.
Drejtoresha e shkollës “Qemal Stafa” Klotilda Jaupi sqaron se procesi mësimit për vitet e para dhe të dyta është i organizuar me ditë të caktuara në javë teke dhe çift.
Në  këtë ditë të parë te rinisjes se mesimit ne shkolle është bërë edhe një përsëritje e temave të zhvilluara në distancë, me qellim përforcimin e të gjithë njohurive të marra.
Komiteti i Ekspertëve ka vendosur rikthimin e mësimit të kombinuar për nxënësit e klasave të 10 dhe të 11. 
Ndërkohë maturantet do të vijonë procesin mësimor me kohë të plotë në shkollë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›