E Enjte, 5 Nëntor 2026

Pandemia ndikon në uljen e të punësuarve pranë AKPA Gjirokastër.

Drejtoria rajonale  e Agjensise  Kombëtare të PunËsimit dhe aftësive pergjatë  tremujorit të  fundit  kanë punësuar 109 persona , pjesa dërrmuese sipas të dhënave në bizneset fasoneri e ato private. Sipas burimeve nga ky institucion pandemia e cila vijon ende në vendin tonë  pati një ndikim të lartë  sa I përket uljes së numrit të punësimit duke rritur ndjeshem efektet e  papunësise në rang qarku . Aktualisht në drejtorinë  rajonale janë reth 155  vende vakante për punëkërkuesit ndërsa me ardhjen e sezonit turistik synimi dhe bashkëpunimi është kryesisht me sektorin e hoteleri turizëm , ku kërkesat janë edhe më të larta. . Marseda Xarba drejtuese e ARPA Gjirokastër shpjegon itenerarin mbi punësim gjatë kësaj periudhe,

-Jemi  ende në një fazë të vështirë sa I përket punësimit , krahasuar me dy vite më parë , shifrat tregojnë ulje në gati 40% të të punësuarve . Pandemia vazhdon të sjellë pasojat e veta si për tregun e biznesit ashtu edhe në rritjen e të papunëve . Në këtë trë mujor kemi bërë të mundur të punësojme 109 persona .Interesi më I lartë që karakterzion qarkun e Gjirokastrës janë akomodimi në fasoneri , e më pak në ndërtim .Tashmë me ardhjen e sezonit turistik gjërat kanë filluar të lëvizin disi edhe pse është herët por ky sektor ka nisur përgatitjet në terren  çka përkon edhe me rritjen e bashkëpunimit me drejtorinë AKPA Gjirokastër. Si vende vakante vijojmë të kemi 155 të tilla teksa pjesa dërrmuese janë të rinj me shpresën që punësimi të jetë pikërisht në hoteleri – turizëm. “

Nderkaq per kete vit pritet qe kjo agjensi rajonale te cele edhe programet e reja te nxitjes se punesimit te cilat jane te perqendruara kryesisht ne mbeshtetje te te rinjve . Ne punesimin aktual pjesen dermuese e zene femrat kjo edhe per faktin se kerkesat me te larta ne rajonin jugor mbeten  bizneset fasoneri .

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›