Kavajë, probleme me kartat, News24 pengohet të filmojë
Kreu i policisë bashkiake në Kavajë ka penguar kamerat e “News24” të filmojnë në një qendër ku aplikohet për karta. Grupi i xhirimit kërkoi të njihej me problemet në aplikime, por ka ndeshur me arbitraritetin e kreut të policisë bashkiake, i cili i ka larguar më forcë.
KAVAJË- Aplikimet e kartave në disa zona të vendit vazhdojnë të kenë probleme. Një ndër to kemi hasur dhe në qytetin e Kavajës, ku veç të tjerave kamera e televizionit “News24” nuk është lejuar nga kreu i policisë bashkiake Gëzim Hasa, të filmojë në brendësi të Bashkisë, për të regjistruar procesin.
E njëjta situatë është përsëritur disa ditë, ndërsa gazetari interesoj për ecurinë e aplikimeve de shpërndarjes së letërnjoftimeve elektronike. Por mungesa e informacionit ka çorientuar dhe banorë të Kavajës, të cilët paraqiten çdo ditë për të tërhequr kartën e identiteti dhe prej aty marrin përgjigje negative.
Vonesat në aplikime dhe shpërndarje të kartave ngrenë pyetjen se “nëse këta qytetarë do të mund të ushtrojnë më 28 qershor të drejtën e tyre të votës ?”, pasi pa mjetin identifikues ata s’mund të marrin pjesë në votime. (a.r/news24/balkanweb)