Nis ndertimi i rruges Ilia Dilo Sheperi dhe ujesjellesit te Selites
Ka nisur sot puna për ndërtimin e rrugës ”Ilia Dilo Sheperi”, në Njësinë Bashkiake numër 5, me gjatësi rreth 600 metra. Kjo rrugë lidh dy zona të rëndësishme dhe me impakt, në reduktimin e trafikut, Selitën me segmentin e ri të Unazës së Madhe. Kjo rrugë do të jetë me gjerësi 6 metra dhe në të dy anët e rrugës është parashikuar ndërtimi i trotuarëve për kalimin e këmbësorëve.
“Ka 13 vjet që në këtë rrugë, kandidatë dhe kryetarë bashkie kthehen vetëm për fushatë. Edhe unë kam bërë fushatë në këtë rrugë dhe në këtë lagje të qytetit, që përkon me minibashkinë nr.5, në zonën e Selitës por sot nuk jam kthyer për fushatë, por për të mbajtur një premtim fushate, shtrimin e kësaj rruge me parametrat e plotë të një rruge moderne. Rruga ka një gjatësi prej afro 600 metrash por i shërben një komuniteti rezident prej 2500 banorësh, ndërkohë që shërben edhe si rrugë lidhëse midis zonës së Selitës dhe zonës së Unazës së Re” – u shpreh Kryetari i Bashkisë z. Lulzim Basha.
Ky investim i Bashkisë së Tiranës, prej 40. 4 milionë lekësh parashikon edhe ndërtimin e kanalizimeve të ujrave të zeza dhe të bardha, ndriçim, gjelbërim, ndërsa është paraprirë nga ndërtimi i rrjetit të ujësjellësit për zonën e Selitës.
“Ujësjellësi i paraprin investimit, me shtrimin e rrjetit me një vlerë prej 30 milionë lekësh të reja dhe pas kësaj nis rehabilitimi apo ndërtimi i rrugës, sepse në fakt nuk është ndërtuar asnjëherë, me të gjithë parametrat. Një rrugë me dy korsi, me trotuarë, me ndriçim, gjelbërim, me hapësirë për kabllot nëntokësorë, për rrjetin e telekomunikacionit dhe që do të përfundojë sipas kontratës për 10 muaj, por sipas angazhimit të kontraktorit për 4 muaj. Një element tjetër i rëndësishëm është zëvendësimi i mureve që do të prishen, si rezultat i ndërtimit të rrugës me kangjella, si pjesë e angazhimit tonë për t’u ofruar lagjeve ku ne ndërhyjmë në infrastrukturë, një profil më qytetar, një profil më evropian” – theksoi Kreu i Bashkisë së Tiranës.
Përurimi i fillimit të punimeve në rrugën “Ilia Dilo Sheperi” i paraprin fillimit të punimeve, në dy rrugë të tjera të Njësisë Bashkiake nr.5, të cilat do të sjellin një ndryshim në cilësinë e jetës së banorëve të kësaj lagjeje dhe një përmirësim të ndjeshëm në trafikun e rënduar të kësaj lagjeje të mbipopulluar, ku janë ndërtuar shumë objekte por pak rrugë, në 15 vitet e fundit.