E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis në Kosovë viti i ri shkollor, Thaçi uron nxënësit

03-09-2012 / Gazeta 55

Për herë të parë nxënësit e klasës së parë do mësojnë me Abetaren e përbashkët

Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit kanë bërë të ditur se janë bërë të gjitha përgatitjet për nisjen e mbarë të vitit.
Mësohet se mësimet parauniversitare do t’i ndjekin 46 mijë nxënës në mbi 1 mijë objekte shkollore.
Kryeministri Hashim Thaçi, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, u ka shprehur nxënësve urimet më të mira për një vit të mbarë dhe të suksesshëm.
"Qeveria e Republikës së Kosovës gjithnjë i ka kushtuar rëndësi të madhe sistemit të arsimit, ngritjes së cilësisë së edukimit dhe përmirësimit të kushteve të punës, si për personelin arsimor ashtu edhe për nxënësit" , ka theksuar ai.
Sipas Thaçit, Qeveria e Kosovës vazhdon ta ketë prioritet modernizimin e edukimit, si njërin nga kushtet themelore për zhvillimin e përgjithshëm të shoqërisë.
Për vitin shkollor 2012-2013, në klasë të parë janë regjistruar mbi 29 mijë nxënës, të cilët do t’i fillojnë mësimet me Abetarën e Përbashkët Kosovë-Shqipëri.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›