E Diel, 1 Nëntor 2026

Bozdovec, avioni turk rinis operacionin nga ajri për zjarret

03-09-2012 / Gazeta 55

Korçë, në terren po punojnë mbi 300 forca policie dhe të ushtrisë

Është përmirësuar dukshëm situata në parkun e Bozdovecit në Korçë, ndërkohë që avioni turk ka rifilluar operacionet nga ajri për shuarjen e flakëve. Avioni turk është me kapacitet të konsiderueshëm, çfarë krijon mundësinë të ulet ndjeshëm intensiteti i flakëve për shkak të sasisë së madhe të ujit që ai derdh. Si rezultat i fluturimeve nga ajri, është bërë i mundur izolimi i vatrës së zjarrit në pjesën lindore të parkut, e cila ishte dhe me problematikja. Njëkohësisht në terren vijojnë më tepër se 300 forca të shërbimit pyjor, ushtrisë dhe policisë së Korçës.
Deri tani flakët kanë përfshirë rreth 70 hektarë të parkut kombëtar të Bozodovecit. Ndërsa policia e Korçës ka arrestuar 7 persona, të cilët dyshohen për zjarrvënie të qëllimshme në masivet pyjore të rajonit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›