Pukë, probleme në shkolla, mungojnë kushtet higjenike
Fillimi i vitit të ri shkollor ka hasur në shqetësimin e drejtuesve të shkollave lidhur me mungesën e kushteve higjeno-sanitare. Drejtuesit e disa shkollave në Pukë kanë kërkuar ndëryrjen e Inspektoriatit të Higjenës.
PUKE- Këtë vit kur gëlqerizimi i shkollave është më i domosdoshëm se kurrë edhe për shkak të rrezikut nga virusi A/H1N1, një gjë e tillë nuk ka ndodhur në shumë prej shkollave të rrethit të Pukës. Në shkollën e mesme të qytetit të Fushë-Arrëzit këtë vit sipas drejtorit Muhamet Cufaj janë planifikuar vetëm 500 metër/katror gëlqerizim cka ka mbuluar pjesërisht vetëm siperfaqet e katit të parë dhe të dytë, ndërkohë që tre katet e tjera të shkollës janë ashtu sic ishin në fundin e vitit shkollor.
Drejtuesit e shkollave kanë shtruar si domosdoshmëri ndërhyrjen e Inspektoriatit të Higjenës. Fillimi i vitit mësimor dhe akomodimi i nxënësve në godinat e mesimdhënies kërkon dhe nivele të larta të kushteve higjeno-sanitare, shqetësim i cili është ngritur nga institute të higjenës dhe në rrethe të tjera, apel i cili është përcjellë disa herë përmes televizionit NEWS24.
(e.n/News24/BalkanWeb)