E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis normalisht regjistrimi në gjimnaze

Ka nisur normalisht dita e parë e regjistrimit në vitet e para nëpër gjimnaze. Që në orët e para nxënësit i janë drejtuar dyerve të gjimnazeve me dokumentet përkatëse sipas regullit nga MASH, në përshtatje me vendbanimet e tyre dhe jo sipas preferencave.

Sipas një prej mësuesve të gjimnazeve skema e re po funksionon normalisht ,por nuk mungojnë ankesat nga ana e prindërve, edhe pse të ndrojtur para kamerave, ata thonë se kjo ndarje bën që fëmijët e tyre të mos ndjekin studimet në gjinmazin e preferuar apo në ato më të kërkuarit.
 

Dita e parë e regjistrimit ka nisur me një fluks të nxënësve që kanë mbaruar ciklin 9-vjeçar për t`ju drejtuar studimeve të mesme. Afati i fundit për të dorëzuar dokumentet përkatëse për këto studime është data 9 shtator.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›