Udhëtimet e shqiptarëve më 2012-n, si eksodi i 91-shit (FOTO VIDEO)
Një pasagjere shqiptare që udhëtonte drejt Italisë, ka sjellë disa pamje tronditëse, se si emigrantët shqiptarë vazhdojnë të udhëtojnë në kushte çnjerëzore, njësoj së në vitet e eksodit. Pamjet dhe video janë publikuar në gazetën Shqip, ku duket qartë mbipopullimi i tragetit.
Jemi më shumë se 2000 pasagjerë të imbarkuar në tragetin European Voyaer. Ka disa orë që ka nisur imbarkimi dhe vazhdojnë të vijnë ende njerëz dhe automjete në bordin e tragetit. Kjo që po ndodh është e frikshme. Nuk di nëse ky traget do të mund të na transportojë të gjithëve përtej Adriatikut, apo do të fundoset në ujërat e detit Adriatik, për shkak të mbingarkesës. Ju lutem na ndihmoni dhe kontaktoni me autoritetet portuale të Vlorës dhe i njoftoni për situatën e krijuar, ka denoncuar pasagjeria E.Shehaj.
Dhe, të mendosh që Shqipëria është një vend që kërkon të hyjë në BE.
http://youtu.be/-coknxKyips
![]()
![]()
![]()
