Rita Ora shpenzon 10.000 paund në një club në Londër
Rita Ora vazhdon që të përbëjë lajm në Britani jo vetëm për karrierën e saj muzikore. Sipas mediave britanike, këngëtarja me origjinë shqiptare, ka harxhuar brenda një nate në një club në Londër, plot 10 mijë paund.
Ajo ka qenë e shoqëruar me një mikun e vet, për të festuar suksesin e këngës së saj më të fundit, që për tre javë me radhë ka qendruar në krye të klasifikimeve britanike.
Ajo ka pasur tavolinën më të madhe në club, të cilën e ka mbushur me shishe të mëdha Ciroc Vodka. Rita po ashtu porositi disa kokteje të famshme, Mahiki Treasure Chest, të cilat kushtojnë 650 paund secili, ka thënë një i pranishëm në festë.