Nis pastrimi në plazhin e Divjakës, Bashkia: Gati për sezonin turistik

Ka nisur puna për pastrimin e bregdetit të plazhit të Divjakës. Kryetari i bashkisë, Alfred Kokoneshi, shprehet se prioritet i këtij viti do të jetë krijimi i kushteve te pershtatshme per te gjithe pushuesit qe frekuentojne plazhin e Divjakes.
Sipas tij, duke perfituar dhe nga eksperienaca e vitit te kaluar, vemendja e duhur eshte perqendruar ne pastrimin e bregdetit nga mbeturinat bimore të cilat jane te shumta per shkak te pozicionit gjeografik te plazhit, ne mes te lumenjve Shkumbin e Seman.
Per te qene te pergatitur per sezonin e ri turistik qe starton ne muajin qershor, puna eshte perqendruar ne pastrimin e vijes bregdetare dhe me pas në masa te tjera që do te merren ne sherbim te pushuesve edhe ne brendesi te pyllit.
Pervec masave te mesiperme te marra per te perballuar kete sezon turistik, do te kete edhe te tjera sherbime ne plazh si ndricimi i vijes bregdetare apo dhe vendosja e sherbimeve te tjera higjeno-sanitare.