E Shtunë, 31 Tetor 2026

Universiteti “Kristal”, konferencë për tumorin në mushkëri

"Karcinomat e mushkërisë në Shqipëri" ka qenë tema kryesore e trajtuar në Konferencën Kombëtare Shkencore, që Universiteti Kristal ka organizuar në kuadër të 100-vjetorit të pavarësisë kombëtare.
 

I pranishëm në këtë Konferencë, Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili, u shpreh për rëndësinë që ka trajtimi i këtij problemi kryesor në ditët e sotme.
 

Kanceri i mushkerive në Shqipëri ka qenë një ndër problematikat e trajtuara, ku sipas studimit të fundit nga Dr.Alban Ylli, vendi ynë ka një tendence rritjeje me shpejtësi nga kjo sëmundje.
 

Pjesë e konferencës ishin rektorë, dekanë, profesorë, doktore shkencash, studiues nga Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›