Nis pelegrinazhi në Kishën e Laçit – Qindra besimtarë i drejtohen këtij vendi të shenjtë gjatë 13 të martave

Nuk ka rëndësi mosha, apo cilit besim i përkasin. Besojnë në mrekullitë e Kishë së “Shna Ndout” në Laç, e sot qindra qytetarë kanë nisur pelegrinazhin e 13-të të martave, deri me 13 qershor, me lutje e besim në zemër. Luten për shëndetin dhe harmoni në familje e shoqëri.
Kisha e Shna Ndout në Laç është një kuvend dhe kishë katolike dedikuar Shën Antonit të Padovës , e ndërtuar dhe e shuguruar për herë të parë në 1557. U shkatërrua në 1967, por t rindërtua pas rënies së komunizmit për t’u kthyer në vend pelegrinazhi nga njerëz pa dallim fetar.
/RTSH/