Domgjoni, fshati me bukuri natyrore, kishën dhe gurën antike

Vetem 6 km larg Rrugës së Kombit, në zonën e Fanit në Mirditë ndodhet fshati Domgjon.
Ai shtrihet në një luginë të rrethuar nga malet dhe i pasur me histori, traditë dhe bukuri natyrore.
Nga Domgjoni është prejardhja e homerit shqiptar At Gjergj Fishta, ku trojet e vjetra ruhen nga pasardhësit e tij dhe janë një destinacion i kërkuar nga vizitorët, shqiptarë dhe të huaj.
“Unë vi nga Gjermania dhe Shqipëria më pëlqen shumë. Për Domgjonin kam dëgjuar, pasi pronari im më ka dhënë dhe një liber të At Gjergj Fishtës që ka prejardhjen nga kjo zonë dhe vendosa që ta ekploroj më shumë. Po na pëlqen shumë natyra këtu edhe historia që ka kjo zonë,dhe do t’ua sugjeroj miqve të mi“ thotë një turist gjerman.
Në këtë fshat ndodhet dhe Gurra shekullore, monument kulture, unike në të gjithë ballkanin e cila shërbente për furnizimin me ujë të qytezës. Kisha e restauruar me histori 1200 vjeçare si dhe Mali i Munellës.
Jo vetëm Domgjoni, por e gjithë Mirdita në tërësi po orientohet drejt turizmit malor, por problem mbetet mungesa e investimeve kryesisht në infrastrukturën rrugore, çka krijon vështiresi në lëvizjen e vizitoreve dhe turisteve.
Gazetare Heriselda Dyrmishi
/ rtsh.al /