E Martë, 3 Nëntor 2026

Parku arkeologjik Antigone- Adrianopol, historia dhe asetet arkeologjike tërheqin vizitorë të shumtë

Nga më shumë se 20 turistë në javë po vizitohet parku arkeologjik Antigone-Adrianopojë gjatë kësaj stine të vitit . Në këtë sit arkeologjik nga viti në vit duket se ka një vazhdimësi të sezonit turistik për faktin se është shtuar interesi i turistëve jo vetëm të huaj por edhe i atyre vendas për ta vizituar.

Drejtuesit e Parkut arkeologjik Antigone-Adrianopojë, në projektet për vitin  2024 kanë përgatitjen e shtigjeve  turistike , sinjalistikës në shqip edhe në anglisht si edhe përgatitjen e aktiviteteve të ndryshëm që synojnë zhvillimin e mëtejshëm turistik të zonës.

Si një ndër pikat më të vizituara nga turistët gjatë udhëtimeve të tyre në luginën e lumit Drino, parku arkeologjik  Antigone-Andrianopojë po i jep përparësi gjithë zonës së Lunxhërisë për tu vizituar nga turistët.

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›