E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis puna per dixhitalizimin e Fototekes

Është në proces dixhitalizimi fondi i pasur i prej 100 mijë fotosh, të cilat ruhen në arkivin e shtetit. Përgjegjesi i fototekës Endrit Musaj bën me dije se fotoja më e vjetër i përket vitit 1887, që i përket Hamza Kazazit dhe përvijon më pas me momente të rëndësishme historike, si Lidhja e Prizrenit, Shpallja e Pavarësisë dhe momente të ndryshme social-ekonomike dhe kulturore deri në vitet 1944.

Ndërkohë që specialistja që merret mirëfillazi me dixhitalizimin Larisa Neziri thotë se është informatizuar më shumë se gjysma e fondit të pasur.

Sipas Musajt një fond i veçantë dhe mjaft i rëndësishëm është edhe ai i Lucës ku pasqyrohet jeta kulturore si kinematë e shumta në Tiranë, ndërtimi i bulevartit “Dëshmoret e Kombit “dhe institucioneve të rëndësishme.

Ky arkiv i pasur përmban foto të rëndësishme nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, të jetës kulturore, ekonomike, ushtarake, por edhe fotografi të familjarëve të shumtë, të cilat janë sekuestruar gjatë periudhës së internimit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›