E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fluks udhetaresh ne pikat e kalimit kufitar

Mijëra emigrantë shqiptarë, të cilët kishin hyrë në vendin tonë për të kaluar pushimet verore kanë nisur të largohen drejt vendeve të tyre të punës.
Në pikën e kalimit kufitar të Morinë gjatë 24 orëvë të fundit kanë hyrë 26 013 shtetas me 8007 mjete, ndërsa kanë dalë 17 109 shtetas me 4331 mjete .Në doganën e Durrësit gjatë 24 orëve të fundit kanë kaluar për në Itali rreth 9700 emigrantë si dhe mbi 2900 automjete me 11 tragete. Ndërsa mbrëmjen e së dielës nga porti i Durrësit do të largohen drejt porteve të Italisë mbi 6 mijë pasagjerë .Ndërkaq po nga kjo pikë kufitare në 24 orët e fundit kanë hyrë në vendin tonë mbi 2100 udhëtarë me 1100 automjete, të mbërritur me katër tragete. Policia kufitare e Durrësit në bashkëpunim me doganën si dhe autoritetin portual , kanë hartuar një plan masash për lehtësimin e procedurave të kalimit në kufi, duke punuar me një kapacitet prej 42 sportelesh, ndërsa në dispozicion është dhe terminali i ri i pasagjerëve, me qëllim përpunimin sa më të shpejtë të udhëtarëve.

Një rritje të numrit të emigrantëvë që dalin nga Shqipëria kemi edhe ne portin e Vlorës ku gjatë 24 orëve të fundit kanë dalë 1200 pasagjerë me 715 mjete ndërsa kanë hyrë 800 udhëtarë me 345 mjete.

Në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës ka një tendence ne rritje te emigrantëve që lënë vendin tonë për të shkuar në vendet e tyre të punës. Gjatë 24 orëve kanë dalë 4955 persona si dhe 1253 automjete ndërkohë që kanë hyrë në vendin tonë 4190 persona dhe 984 mjete. Pala shqiptare punon me 5 sportele në dalje dhe 4 në hyrje, ndërsa pala greke punon me 3 sportele në dalje dhe 3 në hyrje.

Në të katërt pikat e kalimit në qarkun e Korçës kanë 4016 shteas shqiptarë me 1138 mjete , kanë dalë 5547 shteas shqipptarë me 1448 mjete, kanë hyrë 2167 shteas të huaj me 750 mjete dhe kanë dalë 1922 shteas të huaj me 806 mjete.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›