E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bregu takim me te rinjte e Forumit Rinor te PD-se ne Dhermi

Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu është takuar këtë fundjavë me të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, që në kuadrin e aktiviteteve formuese të Forumit, për të rinjtë, janë mbledhur që prej 22 korrikut në Kampingun Veror "Blue Marine" në plazhin e Drimadhës (Dhërmi).

Në këtë bashkëbisedim, ministrja Bregu pasi i ka informuar të rinjtë për ecurinë e procesit të integrimit, për plotësimin e 12 pikave të Planit të Veprimit, i cili është hartuar e konsultuar ngushtësisht me Komisionin Parlamentar të Integrimit, shoqërinë civile dhe Komisionin Evropian, ka ndaluar dhe tek çështja politike e ditës, heqja e imunitetit.

Ministrja Bregu ka theksuar edhe një herë se heqja e imunitetit që është një kusht për të marrë në vjeshtën e këtij viti, një përgjigje pozitive, mbi statusin e vendit kandidat, është detyrimi madhor i paplotësuar brenda kalendarit, deri në mujain korrik, të miratuar së bashku me Komisionin Paralamentar të Integrimit. Duke përmenduar shembujt e gjithe vendeve që aspirojnë të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian, ministrja Bregu vuri edhe një herë në dukje se askund nuk ndodh që opozita të bllokojë proçeset e të hedhë baltë mbi çdo zhvlllim pozitiv, në momentet më të rëndësishme kombëtare, siç vazhdon të bëjë opozita shqiptare. Siç bëri edhe me 6 gusht.

“Referendumi i qytetarëve, që na duan të gjithve të barabartë para ligjit, do të jetë zgjidhja e vetme”, ka theksuar ministrja Bregu

Ministrja Bregu theksoi se kohë nuk ka, shtatori është muaji i cili fillon me një vrull për të raportuar dhe për një sërë detyrimesh të tjera që qeverie shqiptare ka marrë përsipër të realizojë.

Ministrja Bregu theksoi se 2013 është afër. Përgjigjen më të mirë kësaj opozite që e ka të vështirë të pranojë se brenda dy mandateve PD dhe qeverisja e saj i solli shqiptarëve anëtarësimin në NATO, liberalizimin e vizave dhe do t’i sjellë dhe statusin e vendit kandidat, do t’ja japin me votën e tyre të rinjtë dhe të gjithë qytetarët që besojnë tek kjo force politike e tek kjo qeveri.

Me tej në këtë bashkëbisedim të lirë me të rinjtë, ministrja Bregu u është përgjigjur interesit të tyre mbi organizimin e fushatave elektorale, përfshirjen e të rinjve dhe grave në politikë si dhe për politikat që orientohen përmes Ministrisë së Integrimit dhe Bashkimit Evropian që kanë të bëjnë me shkollimin, trajnimin në fusha të ndryshme, edhe politike, si dhe punësimin sezonal të të rinjve.

Të rinjtë demokratë prej 2 muajsh po ndjekin leksionet dhe trajnimet mbi pjesëmarrjen dhe kontributin në politikë. Çdo jave në mjediset pushuese të kampit të thirrur "Blue Marine" vijnë me turne të rinj nga çdo komunë e bashki e vendit, si pjesë e forumit rinor.
Deri në 15 shtator pritet të arrijnë 800 frekuentues.
Në kamping një pjesë të kohës e merr pushimi argëtimi, njohja me vlerat e zones turistike, sporti i zhytjes, që i bëjnë më të afërt te rinjte e ardhur nga gjithe vendi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›