Nis puna per instalacionin Post bllok

Për Fatos Lubonjën dita prej kohësh nis ndryshe.
Në kafen e mëngjesit nuk prek shtypin, por nxiton që së bashku me artistin Ardian Isufi të drejtojnë punën për ngritjen e instalacionit “Post bllok”.
Dhimbjen e vuajtjet nga komunizimi, bashkautorët Isufi dhe Lubonja po e përcjellin nëpërmjet gjuhës së objekteve origjinale dhe konceptit ndryshe.
Ndërhyrja artistike po realizohet në një hapësirë urbane në hyrje të Bllokut.
Në qendër të memorialit është bunkeri i ndërtuar që prej 40 vitesh.
Në të majtë të instalacionit po ngrihen shtyllat e galerisë, të marrë nga miniera e kampit famëkeq të Spacit.
Muri i Berlinit, dhuratë e bashkisë së Berlinit bërë Bashkisë së Tiranë, do të vendoset në krahun e djathtë të memorialit.
Ky memorial pritet të jetë gati në mes të muajit Mars.