E Diel, 1 Nëntor 2026

AKU dhe ISUV garantojne publikun Konsumi i qumeshtit asnje rrezik

Ministria e Bujqësisë publikoi sot në mëngjes analizat e qumështit të bëra në Itali. Sipas njoftimit të shpërndarë pjesa më e madhe e kampioneve të qumështit të marra në tregun shqiptar kanë dalë në nivele më poshtë normativës së Bashkimit Europian, por ka pasur kampine që kanë dalë mbi këtë normativë. Në analiza kanë rezultuar lloje të qumështit me përmbajtje të Aflatoksinës 2 deri në 3 herë më shumë se niveli që rekomandohet në Bashkimin Europian, por theksojmë që këto nivele janë rreth 7 apo 8 herë më të ulta se niveli që lejohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe shumë vende të tjera të zhvilluara. Rezultatet e analizave, tregojnë që prania e Aflatoksinës tek qumështi prodhim shqiptar është pak a shumë në nivele të njëjta dhe në qumështin që prodhohet në vendet fqinjë dhe në rajon. Këto rezultate rikonfirmojmë faktin që prania e shtuar e Aflatoksinës në qumësht, në të gjitha vendet e rajonit është e karakterit sezonal, dhe se mendohet që ky lloj myku ta ketë prejardhjen nga ushqimi i kafshëve. AKU dhe Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë me përgjegjësi të plotë garantojnë publikun se përdorimi i qumështit nuk parqet asnjë rrezik për shëndetin dhe sigurinë e konsumatorëve. AKU dhe ISUV menjëherë pas konfirmimit të rezultateve ka rishikuar masat që janë marrë deri tani dhe heq pezullimin për tregtimin e qumështit dhe produkteve të bllokuara deri më tani, pasi këto produkte nuk cënojnë aspak sigurinë ushqimore dhe mund të konsumohen normalisht nderkohe që mbetet bllokimi për ato marka që kanë rezultuar me nivel më të lartë të aflatoksines.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›