Nis punën Kuvendi i ri i Shqipërisë
Seanca e parë është drejtuar nga deputeti më i vjetër në sallë, Fatos Beja, i cili pasi iu ka uruar suksese deputetëve ka ndjekur menjëherë procedurat, duke ngritur Komisionin e Mandateve dhe më pas Sekretariatin e Kuvendit. Beja ka lexuar një për një emrat e 140 deputetëve të rinj të legjislaturës së XVIII të Kuvendit të Shqipërisë. E gjithë seanca ka zgjatur vetëm 15 minuta. Këtij parlamenti i mungon opozita, që siç edhe kishte paralajmëruar nuk mori pjesë në seancën e parë plenare.
Në sekretariatin e Kuvendit u caktuan deputetët Gerti Bogdani, Pavlina Hoti dhe Ledina Aliolli. Gjithashtu u ngrit edhe Komisioni i Përkohshëm i Verifikimit të Mandateve që përbëhet vetëm nga 5 deputetë të PD, nga 9 që e përmban rregullorja, pasi deputetët e PS-së mungonin në sallë.
Kryetari i përkohshëm i Kuvendit ka njoftuar se seanca e radhës e Kuvendit të Shqipërisë mblidhet nesër në orën 17:00, kur do të bëhet edhe betimi i deputetëve. Në ceremoninë e nisjes së punimeve të Kuvendit të ri ishte i pranishëm edhe Presidenti i Republikës, Bamir Topi, përfaqësues të trupit diplomatik, etj.