E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Nis punimet Kuvendi i demokratëve, Berisha kërkon votëbesimin, mungon Bardhi dhe deputetët që e mbështesin

Ka nisur punimet Kuvendi Kombëtar i demokratëve, ku Sali Berisha do të kërkojë votëbesimin pas humbjes në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023.

Mësohet se në Kuvend janë të pranishëm 1203 delegatë.

Siç e parashikon Statuti, Berisha duhet të votëbesohet pas humbjes, megjithatë nuk pritet të ketë surpriza dhe ish-kryeminsitri do të vazhdojë të udhëheqë PD-në drejt betejës së ardhshme elektorale në vitin 2025.

Kuvendi nisi me Himnin Kombëtar, ndërsa Berisha shkoi në Pallatin e Kongreseve i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Lirie Berisha dhe e bija, Argita Malltezi.

Zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo propozi në emër të kryesisë ngritjen e Komisionit të drejtimit të punimeve të Kuvendit Kombëtar.

Komisioni përbëhet nga kryetari Luçiano Boçi dhe anëtarët Lindita Metaliaj, Sorina Koti, Greta Bardeli dhe Elda Hoti.

Gjithashtu Garo propozi edhe ngritjen e Komisionit të Verifikimit të Mandateve. Kryetar i Komisionit është Ledio Nuraj, ndërsa anëtarë të komisionit janë Adriana kalaja dhe Franc Nuri.

Në agjendën e Kuvendit të sotëm do të jenë edhe disa pika që kanë të bëjnë me zhvillimet e brendshme në parti si dhe të ardhmen e PD-së.

Në Kuvendin e sotëm mungon Gazment Bardhi dhe 15 deputetët që e mbështesin. Edhe pse Berisha ka bërë një hap pas dhe e ka njohur Bardhin si kryetar të Grupit Parlamentar, ky i fundiu nuk e ka njohur Berishën si kryetar të Partisë Demokratike.

Boçi bëri me dije se në këtë Kuvend do të paraqiten tre propozime të rëndësishme.

-propozimi për një ndryshim statutor

-prezantimi për miratim të një projekt-rezolute nga nënkryetari i partisë, Oerd Bylykbashi i cili do të përmabjë qëndrimin politik të Kuvendit

-votëbesimi i Sali Berishës.

/vizionplus.tv/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›