E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis restaurimi i kater flamujve historike

Katër flamujt historikë që u identifikuan në fondin e etnografisë të qendrës Albanologjike shqiptare kanë filluar të restaurohen pranë Muzeut Historik Kombëtar. Sipas restauratorit Ferderik Stamati, i cili udhëheq punën, në kuadër të 100 vjetorit do të realizohet një restaurim i pjesshëm dhe më pas objektet e rralla do të restaurohen në tërësi.

Sipas specialistit Stamati gjendja e flamurit të princ Vidit paraqitet më i dëmtuar, por probleme paraqet edhe flamuri që mendohet se është valvitur në godinën e qeverisë së Vlorës 1913 si dhe flamuri që u përdor në ceremoninë mortore të Ismail Qemalit dhe flamuri i luftës së Vlorës që i përket vitit 1920.

Të 4 këto flamuj historikë së bashku me flamurin e Kongresit të Lushnjes dhe objekte të tjera të rëndësishme do të prezantohen për publikun e gjerë përmes një ekspozite të rrallë në Muzeun Historik Kombëtar.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›