Nga 1 marsi, mësuesit me mjete të rastit në shkolla
28/02/2012 Do u jepen lekët me rrogën. Linjat e transportit në protestë: Kërkojmë rinovimin e kontratave
ELBASAN- Kanë protestuar një ditë më parë për një orë 32 linja të transportit të arsimtarëve kundër mosrinovimit të kontratave nga Drejtoria Arsimore Elbasan. Sipas udhëzimit të ri të Ministrisë së Arsimit, arsimtarët që japin mësim në shkollat e fshatrave larg qyteteve do të udhëtojnë me lekë në dorë me mjete të tjera transporti dhe më pas do t’u njihet ky kompensim.
Por pronarët e autobusëve shprehen se kanë kryer investime duke blerë autobusë për këtë qëllim dhe ndërprerja e kontratës sipas tyre i çon drejt falimentimit.
Protesta
Dy ditë më parë 32 linja transporti kanë mësuar se do të mbeten të papunë në vazhdim pas hyrjes në zbatim të këtij vendimi. Drejtuesit e autobusëve kanë vendosur të protestojnë për një orë mbi këtë vendim të menjëhershëm të DAR apo të ministrisë së linjës. Ata thonë se vetëm dy ditë më parë kanë mësuar se do të mbeten të papunë, pasi tashmë shteti ka vendosur që paratë e transportit t’ua kalojë direkt mësuesve dhe jo kompanive që lidhin kontratat për t’i dërguar mësuesit në shkolla. Njëkohësisht ata thonë se edhe mësuesit duhet të bashkohen me ta në protestë, pasi vlera që marrin për të udhëtuar drejt destinacioneve nuk e mbulon koston që do të ketë gjithësecili për të shkuar në shkollë. Në rastin më të mirë thonë ata do të jetë kështu, ndërsa në rastin më të keq mësuesit nuk do t’i marrin fare këto para dhe do t’i rëndojë në rrogën e tyre kjo vlerë që gjithmonë e më tepër vjen në rritje. Ata kanë deklaruar se vendosën të protestojnë dhe do ta përshkallëzojnë deri në bllokimin e rrugës nacionale. Kjo situatë e krijuar për ta ka një kosto të madhe. Të gjithë kanë paguar tatimet, kanë rinovuar licencën dhe kanë përballuar riparimet e mjeteve të tyre e tashmë duhet të mbeten të papunë. Drejtuesit e autobusëve u kanë bërë thirrje mësuesve të bashkohen me ta në protestë, pasi pasojat për këtë vendim të qeverisë do të bien edhe mbi ta. Ndërkohë specialistë pranë Drejtorisë Arsimore thanë se ky vendim hyn në fuqi më 1 mars dhe vlera e parave që u kalonte mjeteve të transportit për çdo mësues do t’u kalojë vetë mësuesve në llogaritë e tyre bankare duke llogaritur kilometrat e vështirësitë e rrugëve. Ata thanë gjithashtu se vlera aktuale që do të marrin mësues nuk e mbulon shpenzimin e transportit privat nisur nga rritja e çmimit të karburantit. Duke mos dashur të identifikohen me emër thonë se duhet të rritet vlera që i shkon mësuesve për transportin në të kundërt do të preket rroga e tyre.
Gjatë këtyre viteve, me anë të linjave të autobusëve në Elbasan janë transportuar për në shkolla rreth 1200 arsimtarë për çdo ditë. Me të njëjtat mjete udhëtojnë edhe 1000 nxënës