E Hënë, 2 Nëntor 2026

Nis rikonstruksioni i Pallatit të Sportit “Tamara Nikolla” në Korçë

Në qytetin e Korçës kanë nisur zyrtarisht punimet për rikonstruksionin e Pallatit të Sportit “Tamara Nikolla”, një investim madhor që synon të transformojë plotësisht këtë hapësirë sportive ikonë të traditës së Klubit Shumësportësh “Skënderbeu”.

Projekti, i mbështetur nga Bashkia Korçë dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit, ka një vlerë mbi 335 milion lekësh dhe parashikon ndërhyrje të thella në të gjitha komponentët kryesorë të godinës.

Ky rikonstruksion do ta kthejë pallatin e sportit në një ambient modern, funksional dhe në përputhje me standardet bashkëkohore për zhvillimin e aktiviteteve sportive kombëtare e ndërkombëtare.

Punimet do të jenë tërësore, duke nisur nga forcimi i themeleve, rikonstruksioni i ambienteve të brendshme dhe fasadës, instalimi i sistemit elektrik, të ngrohjes dhe aspirimit, si dhe ndërtimi i një shtese kati për hapësirat ndihmëse.

Sipas projektit, afati i përfundimit të punimeve është 18 muaj.

Gazetare: Eftjola Fili

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›