Topalli: Po aleati ynë strategjik SHBA, a hyn në trekëndëshin e piktorit?
Tiranë- Kryetarja ende në detyrë e Kuvendit Jozefina Topalli ka reaguar sot në rrjetin social Facebook duke akuzuar kryeministrin e zgjedhur Edi Rama se ka mënjanuar partnerin strategjik të Shqipërisë, SHBA-të.
“Trekëndëshi i piktorit apo aleatët e shqiptarëve!
Të dashur miq! Gjatë kohës së bllokmenëve ishte famoz sllogani për “trekëndëshin Punë-Mësim-Kalitje”. Sot, rilindasi Edvin foli përsëri për trekëndëshin…(natyrisht, jo në kuptimin gjeometrik, se nga shkencat ekzakte nuk kupton asgjë), por, në nostalgji të kohës së trekendëshit të parë, foli për trekëndëshin strategjik të Diplomacisë së Rilindjes, “Turqi-Itali-Greqi”. Pa asnjë koncept dhe i kompleksuar, si gjithnjë, nga padijet e tij, bëri sikur foli edhe për politikën e jashtme. Renditjen parësore të vendeve të trekëndëshit të tij e ndryshon, pa problem, 3 herë në ditë sipas telefonatave të Ditmirit në varësi të vizitës së rradhës. Po aleati ynë strategjik SHBA a hyn ne trekëndëshin e piktorit?!…. .Gjithnjë e më shumë, dhe jo vetëm nga bratelet, Kryerilindasi po ngjason me Spahiun e dylbive!”,- shkruan Topalli në Facebook.