E Enjte, 5 Nëntor 2026

Nis riparimi i fasadës së PD, Basha: Do ringrihemi si shpresa e vetme e shqiptarëve!

  Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shprehur sërish bindjen se kjo forcë politikë, e cila ndodhet në ditët më të vështira të saj do të ringrihet.

Basha ka publikuar një video, ku duket se është rivendosur sërish banderola në fasadë me logon e PD, e cila u shkatërruar gjatë protestës së 8 janarit që degjeneroi në dhunë.

“Partia Demokratike do rigrihet si shpresa e vetme e shqiptarëve për ndryshim! Për një të ardhme më të mirë për të gjithë”, shkruan Basha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›