Rama: Situata politike në vend, tepër kritike!

Për Kryeministrin dhe kreun e PSSH-së Edi Rama, situata politike në vend është tepër kritike, pas zhvillimeve të dhunshme në kampin opozitar. Në një komunikim për mediat pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste, zoti Rama thotë se kjo situatë do ta bëjë të vështirë miratimin e ligjeve që kërkojnë edhe votat e opozitës. Ai parashikoi që si Basha ashtu dhe Berisha, nuk do të legjitimohen në krye të PD. “Kjo është për të qarë dhe për të qeshur, por unë nuk mund të qaj për gjendjen dramatike ku është PD, por ndonjëherë edhe qeshim. Nuk më rezulton anëtarë të kryesisë që të marrin këtë godinë me dhunë dhe ne nuk kemi bërë fortifikime. Jemi të gjithë bashkë në një proces. Nuk jemi në një proces kacafytje për interesa vetiake siç janë dy kufomat e PD që klane marrë peng demokratët. PS është për zgjidhjen e problemeve të vendit, kurse PD është për zgjidhjen e problemeve të individit. Jeni këtu në shërbim të njerëzve, jo për kacafytje politike dhe për interesa vetjake. Uroj që demokratët të dalin nga kjo situatë duke kapërcyer këto dy kufomat dhe të shkojnë përpara.” tha zoti Rama.
Duke komentuar rolin e Policisë së Shtetit, zoti Rama nuk i kurseu vlerësimet maksimale për trupën policore dhe profesioanlizmin e treguar më 8 janar, pas kërkesës për ndërhyrje nga drejtuesit e PD-së. “Kurrë më parë Policia e Shtetit nuk e ka pasur sfidën të futet në oborrin e një partie për të ndarë dy palë. E ka ushtruar këtë detyrë me qetësi e profesionalizëm për t’u admiruar. Në fakt mund të lajmërohej më parë Policia e Shtetit për ta mbrojtur godinën dhe nuk do të kishte pasur dhunë” tha ai.